• |
ide | kryesore

Rama vetëm “kazan” për gazetarët, Erla Mëhilli kujton festat e Berishës në kryeministri (FOTO)

Lajme, Të fundit



Per t’ia kursyer vetes sikletin e refuzimit nga njerëzit e medias, këtë vit për herë të parë, kryeministri nuk i mblodhi gazetarët me rastin e festave. Për vitin 2017, marrëdhëniet me pronarët vetëm janë përmirësuar, ndërsa me gazetarët pakënaqësitë, ofendimet dhe kërcënimet bëhen hapur tashmë.

Pikërisht për këtë arsye, një takim festiv me gazetarët do të ishte jo vetëm pa kuptim, por edhe hipokrizi. Herën e fundit që organizoi një shfaqje të tillë hipokrizie, Rama dështoi në mënyrë spektakolare. Në fund të vitit 2016 në pritje i erdhën vetëm një grusht pronarësh dhe disa gazetarë.

Prishja e traditës, nuk kaloi pa u vënë re nga Erla Mëhilli, zëdhënëse e Sali Berishës. Me mbi 100 foto që ka postuar në profilin e saj në Facebook, Erla i kujton gazetarëve “kohët e vjetra”.

Jo aq të vjetra sa të kujtohet Berisha para vitit 1997, por foto nga pritjet në kryeministri disa vite më parë, atëherë kur sido të ishte përshkallëzuar konflikti gjatë vitit, në fund do të kishte një ftesë për të trokitur gotat me njerëzit e medias. Shikoni fotot:



3 Comments

  1. Dy stafet e PR te Rames e Metes po perdorin TV Klan per te rritur popullaritetin keto dite. Meta behet coban te Ermal Mamaqi ndersa Rama perlotet e vishet si babagjyshi i vitit te ri te Arditi. Hajde thiatro hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *