• |
ide | kryesore

Detajet e reja/ Gomonia me 1.7 ton drogë dhe armë, trafikantët e arrestuar me origjinë nga Vlora

Lajme, Të fundit

Mediat italiane kanë dhënë detaje të reja për gomonen e kapur me drogë dy ditë më parë në Salento, ku në pranga ranë tre trafikantët shqiptarë. Ndjekja përfundoi pak milje larg bregut të San Foca di Melendugno, ndërsa mësohet se tre trafikantët kishin origjinë nga Vlora.


Ndonëse nuk dihej me saktësi sasia e drogës, mediat italiane saktësojnë sot se gomonia nëntë metra e gjatë dhe me dy motorrë të fuqishëm transportonte plot 1.7 ton kanabis.


Gjatë kontrollit të gomones janë gjetur edhe armë, një kallashnikov dhe një mitraloz, si dhe dy karikatorë me 30 plumba për secilën armë. Droga ishte e paketuar në 76 pako me peshë të ndryshme, ndërkohë që pesha totale e saj ishte 1741 kilogramë dhe me një vlerë prej 17 milionë eurosh.

Në pranga kanë rënë tre trafikantët, F.M 25 vjeç, AS 25 vjeç dhe OS 25 vjeç, të gjithë nga qyteti i Vlorës. Tre të arrestuarit janë dërguar në paraburgim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të dorgës, si dhe akuza e mbajtjes së armëve të luftës. Gjatë ditëve në vijim pritet që tre të arrestuarit të dalin para gjykatës në mëngrë që t’u caktohet edhe masa e sigurisë.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu