• |
ide | kryesore

Kapet tjetër gomone me drogë në Itali, sekuestrohet 605 kg marijuanë, arrestohet një shqiptar

Lajme, Të fundit



Policia Kufitare në detyrë dhe shërbim të përforcuar natën e ndërrimit të viteve e mbështetur edhe nga dispozitivi detar i Guardia di Finanza në Shqipëri ka bërë të mundur finalizimin e një tjetër operacioni ndërkombëtar antidrogë në bashkëpunim dhe koordinim.

Mbrëmjen e djeshme Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza në patrullim kanë informuar njësitë e Guardia di Finanza në Pulia dhe menjëherë është ngritur avioni i Frontex duke patrulluar zonën detare ku nga radaret e QNOD ishte gjurmuar një mjet lundrues i dyshimtë.

Si rezultat është bërë e mundur interceptimi i një gomoneje rreth 6 metra më një motor fuoribordo i ngarkuar me lëndë narkotike që lëvizte në ujra ndërkombëtare.

Pas ndjkejes, në afërsi të Leces, GdF ka bërë bllokimin e gomones me dy skafistë në bord, konkretisht një shtetas shqiptar me inicialet A.Gj. 55 vjeç dhe një italian me inicialet A.D. 38 vjeç, si dhe është sekuestruar mjeti lundrues dhe ngarkesa prej 605,7 kg e dyshuar marijuanë.

Të dhënat e tjera janë pjesë e sekretit hetimor pasi vijon shkëmbimi intesiv i informacioneve duke përfshirë edhe forcat policore malazeze.



1 Comment

  1. parti edvin drog,drog drog tjeter gje nuk din.o ti dhjefsha mu ne goj ministrat e brendshem ,ushtarak e qelbesira dhe ushtar qe i ke shendrrur ne hamak e zuzar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *