• |
ide | kryesore

Video/ Shihni pamjet e aksionit dhe kapjen e 1.7 ton drogë nga Guardia di Finanza

Lajme, Të fundit



Është zbardhur aksioni i Guardia di Finanza i cili është zhvilluar dy ditë më parë dhe gjatë të cilit janë arrestuar 3 shtetas shqiptarë dhe është sekuestruar një sasi prej 1.7 tonë kanabis. Fillimisht gomonia është pikasur nga  forcat ajrore të Guardia di Finanza të cilat ishin të përfshirë në një aksion të zakonshëm për të vëzhguar kufijtë e kanë pikasur një gomone e cila ishte duke transportuar 1.7 tonë kanabis drejt brigjeve italiane.

Anijet e Guardia di Finanza janë përfshirë në ndjekje të varkës, pasi trafikantët u përpoqën që t’i shpëtonin autoriteteve në det të hapur. Ndjekja përfundojë pak milje larg bregut të San Foca di Melendugno, ku në pranga ranë tre trafikantët me origjinë nga Vlora.

Gomonia që po transportonte 1.7 tonë kanabis ishte nën metra e gjatë me dy motorr të fuqishëm.  Gjatë kontrollit të gomones janë gjetur edhe armë, një kallashnikov dhe një mitraloz, si dhe dy karikatorë me 30 plumba për secilën armë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *