• |
ide | kryesore

Hysaj dhe Strakosha mes lojtarëve më të shtrenjtë të Serie A

F1, Sport



Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha janë dy nga lojtarët më të mirë të Serie A. Kjo jo vetëm përsa u përket komenteve apo vlerësimeve, por sipas shifrave. Në Itali është publikuar lista e lojtarëve më të shtrenjtë dhe mes “yjeve” të Serie A gjenden edhe 2 shqiptarët.

Shkodrani Elseid Hysaj, mbrojtës i Napolit ka një vlerë të certifikatës ndërkombëtare të transferimit që arrin në 32, 4 milionë euro. Në listën prej 8 vendesh mbrojtësi i kombëtares shqiptare është në vendin e 5-të. Grupi i mbrojtësve më të shtrenjtë të këtij kampionati kryesohet nga Alessio Romagnoli më 42.3 milionë euro dhe Alessandro Bonucci me 40.6 milionë.

Talentin po e tregon çdo ditë e më shumë dhe vlera e portierit të kombëtares kuqezi, Thomas Strakosha. Ai vlerësohet në 4.9 milionë, ndërsa 49.8 milionë është vlera e më të shtrenjtit, dhe ai është Gianluigi Donnarumma i Milan. Ivan Perisic me 56.7 vlerë të kartonit kryeson listën e mesfushorëve, ndërsa sulmuesi më i shtrenjtë i Serie A, është Mauro Icardi i Inter me një vlerë prej 114.5 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *