• |
ide | kryesore

Jep dorëheqjen kryetari i Vetëvendosjes

Lajme, Të fundit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë ka dhënë dorëheqjen. Vendimin e ka komunikuar vetë ai përmes një deklarate për mediat.


“Që nga ky moment unë kam vendosur që të dorë hiqem nga të gjitha pozitat e mia në Lëvizjen Vetëvendosje. Dorëheqja ime është e parevokueshme”, ka thënë Ymeri.


Largimi i tij vjen në një kohë kur në Vetëvendosje po përgatiten për zgjedhjet për kryetarin e ri. Kohët e fundit kjo parti është përfshirë në debate të brendshme, të cilat kanë zyrtarizuar edhe dy linja; njëra që kundërshton rikthimin e Albin Kurtit si kryetar dhe tjetra që e mbështet. Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin gjërat më tej. Deri më tani Kurti e ka konfirmuar që do të garojë për kryetar të Vetëvendosjes.

©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu