• |
ide | kryesore

Policia zbardh e ekspertizën mjeko-ligjore për 16-vjeçarin nga Kurbini: Vdiq nga një plumb në kokë

Lajme, Të fundit



Kur kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Laç pak minuta pas ndërrimit të viteve, policia ka zbardhur ekspertizën mjeko-ligjore për 16-vjeçarin Klejdi Gjeta. Adoleshenti kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të hedhur fishekzjarrë, por vetëm disa minuta më pas familjarët e tij e kanë gjetur të pajetë.

Fillimisht u dyshua se adoleshenti kishte humbur jetën për shkak të goditjes nga fishekzjarrët, por më pas ka rezultuar se ka marrë një goditje me plumb në kokë. Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se mjekët kanë gjetur një plumb në kokën e 16-vjeçarit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *