• |
ide | kryesore

Profil/ Kush është austriaku që Kukësi ka marrë si trajner

F1, Sport



Peter Pakult është trajneri i ri i Kukësit. Ish-trajneri i Rapidit të Vjenës, Munich 1860, Leipzig, apo dhe Dinamo Dresden do të vijojë karrierën në Shqipëri. Pakult pritet të prezantohet të mërkurën nga klubi përpara se të marrë drejtimin e ekipit kampion në fuqi të Shqipërisë.

Peter Pakult ka një përvojë 17-vjeçare si trajner. Ai ka shpallur Rapidin e Vjenës kampion në sezonin 2007-2008. Kulmi i tij ka qenë drejtimi i Mynih 1860 në Bundesligën gjermane. 58-vjeçari ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Austrisë si futbollist. Përvoja e fundit si trajner ishte Sibala në Kroaci.

Pakult vjen te Kukësi pas shkarkimit të trajnerit serb Malden Milinkovic. Shkak për largimin e tij u bënë rezultatet e dobëta të Kukësit në 2 fazat e para të këtij sezoni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *