• |
ide | kryesore

Qëlluan me armë zjarri natë ku mbeti i vdekur 16-vjeçari, prangosen 3 të rinjtë nga Kurbini

Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës ka vënë në pranga ditën e sotme 3 të rinj, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë natën e Vitit të Ri në lagjen Sanxhak, ku mbeti i vrarë 16-vjeçari, Klejdi Gjeta.
Siç bëhet e ditur, në pranga janë vënë Alban Lika, 25 vjeç, Ernis Lika, 20 vjeç, Arber Lika, 18 vjeç, banues në Kurbin. Të tre të arrestuarit, rreth 00:30, të datës 1 janar, duke lëvizur me automjetin tip Benz që drejtohej nga Alban Lika, kanë qëlluar me armë zjarri.

Edhe pse ende nuk është e konfirmuar, besohet se 16-vjeçari, i cili kishte hipur në tarracën e shtëpisë së tij për të hedhur fishekzjarre, është goditur nga një plumb qorr, që mendohet se ka dalë nga armët e të arrestuarve. Automjetit ja kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat ishin në bagazh,  19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *