• |
ide | kryesore

Taksat e reja dhuratë nga “Babagjyshi” për vitin e ri 2018

Kryesore



Surprizat me bamirësi para kamerave dhe historitë e dhimbshme por me fund të lumtur, mbaruan bashkë me fundin e vitit 2017. Tani shqiptarët do të njihen me dhuratat e vërteta të “Babagjyshit”, që kanë kaluar pa shumë zhurmë, por që zënë vendin më të madh në thesin e dhuratave.

25 milion euro taksa llogaritet se janë shtuar mbi kurrizin e shqiptarëve për këtë vit. Efekti do të ndjehet shumë shpejt mbi çmimin e banesave, të makinave të reja, tek cigaret etj. Revista Monitor i ka renditur të gjitha taksat e reja që do të paguajmë duke filluar nga janari ose nga prilli i këtij viti.

Taksat e ndërtesës

Në faturën e dritave nuk do të paguhet vetëm energjia, por edhe taksa e ndërtesës. Duke filluar nga 1 prilli, shkalla e taksës mbi ndërtesat, aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është 0.05% për ndërtesën ku taksapaguesi ka banimin e përhershëm, ose zakonisht banon dhe 0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike.

Në vitin 2018, qytetarët do të paguajnë 21 milionë euro më shumë taksë prone. Barra më e lartë e taksës së pronës do të jetë për banorët e kryeqytetit. Buxheti i Bashkisë Tiranë për vitin 2018 parashikon që të ardhurat nga taksa e pronës do të arrijnë 2.5 miliardë lekë, ose sa 31% e totalit të taksës së pronës që pritet të mblidhet në gjithë vendin.

Tatimfitimi zero tek turizmi dhe 5% tek IT

Hotelet me 4 dhe 5 yje nuk do të paguajnë tatimfitim për një periudhë 10- vjeçare nëse arrijnë që të përfitojnë statusin special. Përjashtimi nga tatimfitimi, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë autorizimin nga Këshilli i Ministrave deri në dhjetor 2024.

Ligji “Për tatimin mbi Vlerën e Shtuar” këtë vit sjell një nivel të ri zbatimi ku së pari vendosjen e një niveli TVSH-je prej 6 për qind për furnzimin e shërbimeve që ofrohen në hotelet me 5 yje me status special. Deri dje ky nivel TVSH-je ofrohej vetëm për furnizimin e shërbimit të fjetjes në gjithë strukturat akomoduese në vend. Por trajtimi i diferencuar bëhet vetëm për ata me status special që do të thotë se edhe bar-restorantet, saunat, pishinat, shelzonget e këtyre hoteleve do të faturojnë shërbimin me 6% TVSH.

Biznesi i vogël me TVSH nga 1 prilli

Duke filluar nga 1 prilli, ulet pragu I bizneseve që do të përfshihen në skemën e TVSH-së, nga 5 milionë lekë në 2 milionë lekë. Kjo ishte një lëvizje e kundërshtuar nga ekspertët dhe FMN. Pritet që gjatë muajve të parë të vitit të dalin dhe udhëzimet si do të bëhet deklarimi, që pritet të jetë një herë në tre muaj.

Akiciza tek cigaret e ndryshime dhe tek furnizimi

Për një kategori të veçantë cigaresh të njohur si cigarillo nga sot nis aplikimi i një niveli të ri akcize. Këto të fundit janë cigare të mbështjella me duhan apo të njohura rëndom si “puro” Konkretisht, niveli i ri i akcizës së cigareve, u rrit nga 5750 lekë/1000 copë që ishte, në 5850 lekë/1000 copë. Efekti pozitiv në buxhet llogaritet 1 miliardë lekë.

Taksa për makinat e luksit

Nga sot ndryshon edhe koncepti për makinat e luksit. Në ndryshimet e bëra në ligjin “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, ka pësuar ndryshim trajtimi i atyre që quhen mjete luksi.
Për efekte takse, “Automjet luksoz” konsiderohen autoveturat deri 6+1. (neni 2, pika 5) si dhe ka pësuar një ndryshim neni 11 “Tarifa shërbimi”, gërma ç) ku janë hequr tarifat për shërbime gjyqësore, pasi ato do të reflektohen në një ligj të veçantë.

Taksa e infrastrukturës

“Thesi” i lehtësive të qeverisë për investitorët me status special ka rezervuar ndryshime edhe tek taksa e infrastrukturës. Për të gjithë ata që kanë statusin special si hotele me pesë yje taksa e infrastrukturës do të jetë zero ndërkohe që normalisht për këtë kategori ndërtimi në Bashkinë e Tiranës ajo aplikohet në 4% të vlerës totale të projektit ndërsa në bashkitë e tjera nga 1-3%.

 

Taksa e re e tabelës

Bizneset duhet të rishikojnë edhe një herë kategorinë e tabelës që kanë në përdorim për qëllim identifikimi. Sipas ligjit në fuqi janë katër ndarje ku e para është “tabela për qëllime identifikimi, të trupëzuara, ose jo brenda territorit, ku zhvillohet veprimtaria e biznesit dhe nuk përdoret për të reklamuar veprimtaritë e të tretëve (ku shënohet emri/ose aktiviteti i biznesit)”.
Pikërisht këtu është edhe risia ku kjo kategori ka të paktën pesë nënndarje të tjera. Edhe me këtë skemë për një tabelë deri në 2 metër katror biznesi paguan zero taksë por rritje progresive të saj ka edhe rritje të çmimit. Nga ana tjetër ka edhe një ndarje sipas llojit : e thjeshtë, e thjeshtë me ndriçim dhe elektronike.



3 Comments

  1. “……..Aq i gëzuem, saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: oh, sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem edhe pse n ‘anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços. Te jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerëve. Në rasë se tryeza e shkrimit të çalon, ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ke se ku të rrish, ti qeshu.

    Në rast se s’ke zjarrm e ke të ftohtë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonj ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu. Del në rruge bile, në kryqzimin e udhve, dhe qeshu, qeshu, qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah, sa i lumtun asht!

    E kur të të vije në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, do t’i kujtohet botës vetvetja dhe do të filloje të qeshi kikikikakaka. Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi…

    Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim, edhe se të smunde patalogjisht”. Migjeni

  2. ahahahah ahahahah sa te gezuar jemi duke paguar taksa edhe per te dhjere, sepse sigurisht kanalizimet duhen mirembajtur, dhe e dhjera jone kolektive i frruan dhe kane nevoje per riparime e zgjerime ahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *