Katër deputetët e Vetëvendosjes janë shpallur fajtorë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Aktgjykimi ndaj tyre u shpall në mungesë. Asnjëri prej të dënuarve nuk ndodhen në sallë të gjykatës gjatë shpalljes së aktgjykimit.
Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Faton Topalli u ngarkuan me akuza nga Prokuroria për kryerjen e veprave penale “të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm” si dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Albin Kurti është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht. Me kaq është dënuar edhe deputetja, Donika Kadaj. Faton Topali ka marrë dënim unik me 1 vit e 2 muaj me kusht, plus shpenzimet e pagesës të gjyaktës, aq sa është dënuar edhe Albulena Haxhiu.
Të gjitha këto dënime janë me kusht, në rast se për 2 vite deputetët e Vetëvendosjes nuk do të kryejnë vepra të tjera penale.
Keta skane turp me . Kudo qe vemi mutin nxjerrim si gjene me te mire tonen.