• |
ide | kryesore

Gjermania vendi më i preferuar për rininë e Shqipërisë të diplomuar në mjekësi, 3700 viza pune

Lajme, Të fundit

Gjermania vendi më i preferuar për rininë e Shqipërisë të diplomuar në mjekësi. Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë gjatë vitit 2017 viza pune për 3.500 qytetarë nga Shqipëria. Në Qendrën Goethe të gjermanishtes në Tiranë, partnere e Institutit Goethe, është rritur me ritme të shpejta kërkesa për të mësuar gjuhën gjermane. Drejtorja e kësaj qendre Petra Behlke-Campos thotë për DW se numri i kursantëve është dyfishuar që nga viti 2013 , kurse numri i pjesëmarrësve në provime është trefishuar.


Ligji gjerman, që hyri në fuqi në janar të vitit 2016, sipas të cilit qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mund të marrin leje qëndrimi për të punuar dhe jetuar legalisht në Gjermani, nëse kanë një kontratë pune me nje kompani private apo strukturë publike hapi mundësi të mëdha për të emigruar në Gjermani.


Kurse gjermanishteje për mjekë

Efekti i tij i menjëhershëm është rritja e jashtëzakonshme e kërkesave për të mësuar gjemanishten si një parakusht për të siguruar një  kontratë pune. Burime zyrtare nga Ambasada gjermane në Tiranë pohojnë për DW se gjatë vitit 2017 kjo ambasadë ka dhënë viza pune për 3.500 qytetarë nga Shqipëria. Ligji i sipërpërmendur i shoqëruar me njoftime në mediat gjermane për  vende të lira pune, sidomos për mjekë dhe infermierë, po ushqejnë tek rinia shqiptare e diplomuar në mjekësi dëshirën për të emigruar dhe punuar në Gjermani.

Gjermania – vendi i preferuar për emigrim të ligjshëm  

Në kursin e gjermanishtes të nivelit C në Qendrën Goethe në Tiranë po zhvillohen orët e fundit të mësimit për 2017-ën. Në  janar pjesëmarrësit në këtë kurs do të japin provimin. Kush e merr do të pajiset me diplomën e gjuhës, që njihet edhe në Gjermani. Kush kërkon të emigrojë dhe përpiqet për një kontratë pune ka me këtë diplomë në dorë një armë të mirë. Në këtë kurs bisedoj me tre vetë të dipolomuar në Tiranë. Të ndryshëm, por me ëndrrën e përbashkët për të emigruar dhe punuar në mënyrë legale në Gjermani.

Qeveria e Tiranës e konsideron dukuri pozitive emigrimin e ligjshëm të rinisë së shkolluar në universitetet vendase. Dija dhe përvoja e tyre në vende në avanguardë si Gjermania i vlen zhvillimit të vendit, nëse një pjesë e tyre do të kthehet. Nga ana tjetër ky emigrim frenon emigrimn e parregullt dhe azil kërkimin, që mbetet ende problem./ DW

1 Comment

  1. “Qeveria e Tiranës e konsideron dukuri pozitive emigrimin e ligjshëm të rinisë së shkolluar në universitetet vendase. Dija dhe përvoja e tyre në vende në avanguardë si Gjermania i vlen zhvillimit të vendit, nëse një pjesë e tyre do të kthehet. Nga ana tjetër ky emigrim frenon emigrimn e parregullt dhe azil kërkimin, që mbetet ende problem.”
    edhe kështu mund të thuhet,por normalisht duhej thënë
    PO ZBRAZET SHQIPËRRIA!!
    shqipëria po këthehet në një fidanishte për krahun e lirë të punës nëpër botë!!si për atë krah të thjeshtë pune si për atë të arsimuar!!
    kjo është një dukuri negative për qeverinë e tiranës,pavarsisht se ajo e quan pozitive!!
    nuk është në gjëndje të mbajë njerzit e sajë në shqipëri!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu