• |
ide | kryesore

Halsey fotografohet duke thithur substancë narkotike (Foto)

Paparazzi, Slider



Ka qenë viti i saj, me një album që triumfoi duke zënë vendin e parë në Billboard, “Hopeless Fountain Kingdom”. Një dashuri e re, me reperin G-Easy u duk se erdhi për t’i mbushur jetën me pozitivitet Halsey.

Por një foto e saj teksa thith me hundë një substancë të vendosur në një mbajtëse metalike po i bën mediat të aludojnë: të jetë një ilaç për probleme respiratore, apo substancë narkotike?

Ajo po festonte me miqtë dhe të dashurin e saj G-Easy në një party privat në Miami, të nesërmen e performancës së saj në një club të njohur, për festën e Vitit të Ri.

Asgjë nuk ka qenë e thjeshtë për Halsey-n. La shkollën, prindërit e përzunë nga shtëpia sepse la shkollën, pjesa tjetër është histori.

Këngëtarja e lindur në New Jersey ia doli vetë të kthehej në një prej emrave më të rëndësishëm të muzikës aktuale, me hite si “Colors” apo “Castle”. Ju mund të mos e njihni, por është e sigurtë që keni dëgjuar këngët e saj.

Megjithatë, Halsey vetë ka shprehur disa herë se nuk ndihet e lumtur. “Më parë isha njeriu më i shoqërueshëm”, u shpreh ajo për “The Guardian”, “Tani kam frikë nga njerëzit”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *