Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lezhës. Plagosja ka ndodhur në lagjen “Gurra” pranë një lokali. Dyshohet se shtetasi A.P. ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasi Vilson Zefi 32 vjeç, banues në Lezhë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për kapjen e autorit dhe zbardhjen e situatës.
Ende nuk dihen shkaqet që ndodhi plagosja. I plagosuri, me emrin Vilson Zefi është dërguar në spital teksa mësohet se është jashtë rrezikut për jeten.