• |
ide | kryesore

Mbrëmjen e sotme rikthehen reshjet e borës në Shqipëri

Lajme



Sonte gjatë natës do të ketë reshje të dobëta deri mesatare në të gjithë vendin. Shira pritet të bien në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa reshje dëbore në zonat malore (kryesisht Juglindje ku priten deri 20 cm dëbore), sipas Meteoalb.

Edhe orët e para të së enjtes mbeten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në mëngjes pritet kthjellim gradual i motit, fillimisht në Veri dhe Qendër dhe deri në mesditë, kthjellohen edhe zonat Juglindore.

Pjesa e dytë e së enjtes paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *