• |
ide | kryesore

Përgjimet AUDIO, trafikantët: Dhuratë 15 mijë euro për Saimirin!

Kryesore



Dy biseda audio të përgjuara, pjesë e dosjes së prokurorisë së Katanias janë publikuar nga Politiko.al. Trafikantët, miq të Habilajve bisedojnë në makinë, ku përgjoheshin prej 4 vitesh nga shërbimet italiane. Në biseda, ata përmendin dhuratat që Moisi Habilaj i bleu “nuses së Saimirit”, pasi ish ministri nuk kishte pranuar të paguhej në para. Dëgjoni më poshtë, përgjimet audio, ku me ‘B’ janë shënuara biseduesit dhe me numra secili prej tyre.

AUDIO 1

B1: …Se ke edhe shumë punë këtu i tha.
Pse, i tha Moisiu, nuk janë njerëz të mirë këta?
Çfarë njerëz të mirë, ata janë bastardë, i tha.
Eee, kështu si thoni ju ata janë bastardë, tha Moisiu. Moisiu për të nxjerrë sytë, ngacmonte ata.
O vëlla, i thashë unë, i fola shqip, thuaj i thashë, se unë i njoh më mirë se sa juve; më mori punën para dy muajsh.
(Qeshin)
Qeshte Moisiu, o (emër italian, nuk kuptohet), çfarë tha ky çfarë tha ky, çfarë tha ky?
Lëre tha, karton, tha.
Vajta atje, më thoshte pronari mua, se pronari kishte folur me Saimirin…që i kishte ashtu kostumin.
Eeeeeeee.
Më tha mua i lecioni, më tha mua, lecioni… unë e mora si leksione.
B 2: -Po.
I lecioni më tha, i thonë votime. I leccioni më tha, benne.
I thashë unë: çfarë i ke thënë këtij, jemi në shkollë ne tani, çfarë i ke thënë?
Jo, or jo, më thoshte mua, pyet për votimet se ka fol’ me Saimirin. Po, i thashë unë, i kanë q… nënën në gop, i kanë vjedh’ të gjitha votat. Ja, kshu do futet Shqipëria në Europë. Fillova politikën unë me atë. (qeshin).
Aman o, lëre më thoshte Moisiu, se mo vjen ai këtu se ka mbajtur numrin (qeshin të gjithë), se i kishte pëlqyer.
More vesh ça i kishte blerë Moisiu nuses së atij?
Biseduesi 2: Eeeeee…
B1: 15 mijë euro gjerdan..
B2: Ça thu ti re?
B1: Tani për tani.
B1: Përveç lekëve (ndërhyn B2:… kostumeve…shefave që paguante.)
B1: Përveç Sokolit që mori lekët për punën…Saimiri nuk donte lekë. Edhe u dha…i dha gjerdan. Komplet diamant.
…..
(Njëri nga bashkëbiseduesit del nga makina. Lënë takim për të nesërmen ora 8.45 te ‘Peshku’.
Në makinë dëgjohet vetëm muzika e radios).

AUDIO 2,

Në këtë bisedë të dytë bisedohet për makinën që Tahiri i shiti kushërinjve të tij trafikantë.

(muzikë labe në sfond)

B1: Çfarë të bjerë seria se…

B2: Ç’të bjerë seria, se seria është për të gjithë Shqipërinë, jo vetëm Vlora seri tjetër, Berati seri tjetër, Berati apo Tirana.

B1: Eee iku ajo kohë kur ish me rrethe dhe i bëri AA të gjithë. Tani targat janë çfarë nxjerr kompjuteri në seri.

B3: Nëse Presidenti e ka 01-shi, 02-shi e ka kryeministri, 03-shi e ka ai kushëriri jonë. …03-in e ka Artani që ja dha ai.

B2: Kush Artan?

B3: Ishte i kushëririt tonë kryeministrit, ça është ai tashi…

B1: Saimirit. Saimir Tahirit.

B3: 01 e ka Presidentit, 02 e ka Kryeministri, 03 e ka Saimiri.

B2: Pra, është ministër i Brendshëm ai.

B3: E ka tashi me gjithë dokumente ai Artani, e ka të tijën personale vëllaaaa. E përdor Artani në Vlorë, e ka me dokumente të tijat.

B2:Atë ia ka dhënë kushëririt në besim, nuk ia dha…Ia dha Moisiut në fillim. Moisu ia bleu sa i desh bytha atij ia bleu.

B2: Çfarë makine është, Audi

B3: Audi siç e ka Xhorxhua.

B2: A-6a?

B1: E shoku, Pajton është. 12 pistonëshe shokuuu. Pajton 12 pistonësh benzine….Sa harxhon ai nga këtu deri në Brindizi?

B3: 250 euro benzinë.

B2: 6 mijsh benzinë po ça thua ti ere, ai do çisternën me vete.

B2: Po sa nxjerr ajo?

B3: 260

B2: Ajo 180-shen, 200-shen se ndjente fare. E kishte xhamin… dopio xham. kaq.

B2: Po ça është ajo, amerikane, ça mund të jetë?

B3: Po dopjo xhamo, o.

B1: Pajton o.

B3: Na u qepën ne në Taranto me një Golf të ri. Na u qepën këta nga mbrapa. Jepi dru, i tashë. Ikëm ikëm ne, në një lokal i thashë unë hape krahun të pimë kafe. Dhe ardhën ata. Na falni tha, kush e ka këtë makinë? Unë, i thashë. Ca makine është tha. Me katër rrota i thashë. Jo çfarë motori tha, mos më keqkuptoni, tha. Pajton, i thashë unë. Të thashë, i tha ai.

…….

B3: Kur vajtëm ne në Vlorë u turrën policët. O ti q. nënën. U turrën për ndonjë lek ata. E bllokuan. Një t’ja bërë i zoti. O ju q… robt, u tha. Ju do mbani këtë makinë, u tha. Hap portën u tha, se u q…nënën.

..më tha mua, më sill bllokun. Po ishte blloku që ka atë të sinjaleve. I thashë unë po ç’e do?…Filluan ata hap dyer, hap kofano. Për lekë. I zoti priste te porta.

…një ta marrë unë në telefon dhe i thasë: hajde ore, se na bllokuan. Dëgjon ore, një të marrë Moisiun në telefon, i thashë hajde ore…

http://www.politiko.al/2018/01/audio-1biseda-e-habilajve-italianin-kane-q-nenen-ne-grope-kane-vjedh-te-gjitha-votat/#http://www.politiko.al/wp-content/uploads/2018/01/EKSKLUZIVE-POLITIKO.png

http://www.politiko.al/2018/01/audio-2-ai-kusheriri-jone-saimiri-saimir-tahiri-ate-ia-ka-dhene-kusheririt-ne-besim-nuk-ia-dha/#http://www.politiko.al/wp-content/uploads/2018/01/EKSLUZIVE-FOTO-TITULL.jpg

 



5 Comments

  1. U habitet e?! Se dinit?! Une habitem me te gjithë ata shqiptaret qe habiten, edhe pse shumica nuk habitet hiç. Rendesi ka te propagandojme zgjuarsine tone, trimerine tone, civilizimin qe skemi, dhe fodullekun tone! Ne jemi me te miret dhe fajin na e ka greku e serbi! Rrace idiote!

  2. Keta analiste jo vetem jane mercenare te poshter por edhe idiote! Perenia te merr mendte me pare! Pak kohe me pare shkrojten se Saimiri merrte 5 milion euro ne muaj dhe deshte 20 milion per zgjedhjet! Tani sipas ketyre idoteve si Bushati-Lela,armiq te njeri tjetrit, na thone se Saimiri nuk pranonte para?! Por byzylyke 15 mije $! Duhet nje ligj per keta bythqire!

  3. Eureka!!!!!!. Andi Bushati ka zbulu se prokuroria ato qe ka dhene deri tani i ka marre nga italianet te shkruara ,,qe i kane degjuar me ze ne pergjime per rreth 4 vite , gje qe tani pas 2-3 muajsh duhen te quhen “prova ” te reja te pa hetuara e analizuara nga 2 kokat e “Anal—-pisave ” Andi Bushati e Alfred Lela ne vazhdim pisat e gazetarise Lubonja ,Zhelani, Rakipi, Gjeka i Markave, Bejtja, Tani President, ai ” burri ” me emerin Klodiana Lala,,kryemaskarai Fevziu, pushti Peka, koke qemonja Shkullaku etj,etj,.

  4. Mos i bini kot ne qafe ketij cunit me llampa. Ata “djemte e mire” vertete kane bere dhurata 15 mije euro por jo ketij sajmirit por atij Saimirit shoferi, te pajtonit 003. Dhe nje pergjigje ketyre palacove qe aludojne: ” kaq shume e ka qelb ky qorri sa peshqeshin e ka nga italianet jo nga shqiptaret”….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *