• |
ide | kryesore

Berisha komenton “lajmin e fundit nga narko-shteti”

Lajme, Të fundit



Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit e cila vendosi lirimin e biznesmenit Orest Sota, i arrestuar pak kohë më parë në Elbasan pasi iu gjetën në makinë mbi 800 mijë euro si dhe dy patenta detare në emër të Saimir Tahirit.

Berisha thotë se lirimi i Orest Sotës është urdhëruar nga kryeministri Edi Rama pasi i mbylli gojën drejtorit të policisë së Elbasanit Altin Qato. Sipas Berishës, në makinë me Orest Sotën ishte dhe vetë ish-ministri.

 

Statusi i Sali Berishës:
Lajmi i fundit nga narko-shteti!
Noriega urdheroi sot lirimin e Orest Sotes.
Shkaku eshte se Oresti ishte i pafajshem sepse ai u arrestua vetem se po transportonte Saimir Trafikun dhe milionat euro te tij!
Kete vendim Noriega e mori pasi me keshilltarin e tij Braho i mbylli gojen drejtorit te policise se Elbasanit Qato, qe te harroje se ne makinen e Orestit ishte vete Saimir Trafiku, njeriu qe mban peng vet Ramen dhe Olsin e tij!! sb.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *