• |
ide | kryesore

Digjet automjeti i parkuar në Lezhë, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektike

Lajme, Të fundit
I-digjet-makina-Shpat-Kasapit-480x270.jpg



Një automjet tip Benz me targa AA066BI është përfshirë mëngjesin e sotëm nga flakët. Makina ka qenë e parkuar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës rreth orës 05:35.

Policia e Lezhës bën me dije se automjeti ishte në pronësi të 28-vjeçarit me iniciale K.H. Nga veprimet paraprake të policisë, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije të sistemit të rrjetit elektrik.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në pjesën e përparme të mjetit. Pritet ekspertiza për përcaktimin e shkakut të saktë. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *