• |
ide | kryesore

Kryeministi Japonez: Po përballemi me problemin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore

Planet



Situata e sigurisë me të cilën përballet Japonia është më e rrezikshmja që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të provokimeve “të papranueshme” të Koresë së Veriut, tha kryeministri Shinzo Abe.

Marrëdhëniet me veriun janë bërë më të tensionuara në muajt e fundit, veçanërisht pasi shteti komunist kreu testin e gjashtë dhe më të madh bërthamor në shtator.

“Nuk është ekzagjerim të thuhet se mjedisi i sigurisë përreth Japonisë është më i rrezikshmi që nga Lufta e Dytë Botërore. Unë do të mbroj jetën e njerëzve dhe jetesën paqësore në çdo situatë,”- tha Abe në një konferencë.

Japonia rriti buxhetin ushtarak muajin e kaluar.

Një pjesë e buxhetit u vendos për bërë përmirësime në mbrojtjen ndaj raketave balistike dhe pjesa tjetër për të përmirësuar sistemet paralajmëruese që ndihmojnë Japoninë të merret me kërcënime më komplekse, siç janë raketat e shumta të lëshuara njëkohësisht.

Në muajin mars, Koreja e Veriut lëshoi katër raketa në të njëjtën kohë në Detin e Japonisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *