• |
ide | kryesore

Kthesa e fortë në dosjen Tahiri, pas emërimit të Arta Markut si kryeprokurore

Kryesore



Nuk kanë kaluar as dy javë nga caktimi i Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme dhe një erë e re ka nisur të fryjë për Saimir Tahirin. Lirimi i Orest Sotës nga burgu ishte një vendim surprizë nga Apeli i Krimeve të Rënda, pas dyshimeve se Sota ishte një “korrier”, që mund t’i çonte hetuesit tek ish Ministri i Brendshëm.

Garancia që u kërkua për lirimin e Sotës, vetëm 5 milion lekë, duket qesharake nëse llogaritet shuma që iu gjet biznesmenit në makinë, (863 mijë euro).

Me lirimin e Sotës, prokurorëve i ikën nga duart një personazh i rëndësishëm i çështjes.
Ish shefat e policisë të përfshirë në trafik droge janë në arrati, ndërsa Nazer Seiti, financieri i Habilajve që u arrestua në Vlorë ekstradohet drejt Italisë.

Ky nuk ishte i vetmi lajm i mirë për Tahirin. Disa ditë më parë, një vendim tjetër surprizë ishte rikthimi i pasaportës dhe kartës së identitetit në duart e Saimir Tahirit. Dokumentet ishin bllokuar me kërkesë të prokurorëve, që patën dyshime se ish ministri mund të arratisej.

Ndoshta lajmet e mira për Tahirin janë një rastësi. Ndoshta, ka qenë e thënë që 2018, të jetë një vit i mbarë për ish ministrin por është fakt se hapat prapa në dosje u paralajmëruan nga opozita, që kur nisën procedurat për zëvëndësimin e Adriatik Llallës. Kjo ishte një nga arsyet kryesore të përplasjeve të forta në parlament, kundër emërimit të Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme. Opozita tha se caktimi i Arta Markut do të çonte në prishjen e hetimeve. Të gjitha gjasat janë se parashikimi po realizohet.

Ambasadori amerikan Donald Lu e takoi pak ditë më parë në Prokurorinë e Përgjithshme. Ditën e takimit, ai u kujdes të porosisë Arta Markun që të vazhdojë me të njëjtat ritme hetimet për zbulimin e lidhjeve kriminale të Saimir Tahirit. Por fill pas tij, Arta Marku priti në zyrë Fatmir Xhafajn. Nuk dihet mesazhi që i çoi Ministri i Brendshëm, por ditën e vizitës së tij, në prokurori u firmosën lëvizjet e para.

Pretendimet e mazhorancës, që Arta Marku ishte thjesht një zëvëndësuese e përkohshme apo një mekanizëm zhbllokues kanë rënë. Emërimet e reja treguan se Arta Marku është e gatshme të përdoret nga ata që e ngjitën në Prokurorinë e Përgjithshme dhe për ta, çështja Tahiri ishte një emergjencë. ©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra



7 Comments

  1. ‘ PARASHIKIMI SE EMERIMI I ARTA MARKTUT DO TE PRISHTE HETIMET PO REALIZOHET’ ……

    ahahah car gazetaresh.

  2. lapsi.al e ti Bushat e Shkullak, jini te dobet si “Prokurore” e ” Avokate ” te opozites e te karabushit Basha, ndersa si “Gazetare ” Z e r o . 100% gazetaruce me pagese per porositsin me para ne dore.

  3. tironc rri ti ne qenefin negjmije se te vjen radha edhe ty.e din ti mir si veprojn qelbesirat komuniste,te kujtohet kadri azbiu,mehmet shehu etj.ket rol kan sot ruqi,rama,xhafa.krymbat po levizin.ka per te ju henfer krimi koken.

  4. Sa njerez Jane ndaluar e denuar vetem se nuk I Jane bindur urdhrit per ndalim te policise ” kundershtim I ….” shtoji kesaj shumen e Eurove, fshehjen e personave qe ishin ne makine ne rastin e ketij bisnesmenit mbyllen me garanci pasurore , ky eshte “standart” Jo llafe o Bushat

  5. Duke dale nga rrethi vicioz i perplasjeve politike midis liberales e konservatores, e personazheve perfaqesues te ketyre dy rymave, dashe pa dashur cilitdo qytetari te kesaj bote, i lind dyshimi e ka te drejten te beje disa pyetje te thjeshta.
    1.- Para disa kohesh, ne shume media te botes, shpertheu skandali i “zbulimit” te parave te fshehura ne parajsat fiskale, ne disa ishuj te Paqesorit. U tha se ne “bankat” e kesaj “parajse fiskale”, plotikane e shtetare te fuqishem, vec biznesmeneve te dyshimte, per t’ju fshehur taksave e kontrollit te burimit te parave te fituara, i fusnin parate e tyre atje ku nuk vepronin ligjet financiare. Nuk kaloi shume kohe, e mediat e heshten thuajse teresisht kete skandal, sikur te mos ekzistoje fare.
    2.- Me te drejte, per te shmangur diskriminimin e keqtrajtimin e homoseksualeve, filloi nje fushate e fuqishme e organizatave te LGTB, duke kaluar ne ekstremin per ta paraqitur homoseksualizmin deri si “vlere” te shoqerise. Puna arriti deri atje, sa quhej si “sukses” i politikave liberale, legalizimi i martesave homoseksuale. Sado naive te jene njerezit e ketij planeti, nuk besoj se mund te gjejne “vlera ” te se ardhmes se shoqerise, ne martesat midis cifteve te nje gjinie. Per hir te “lirise” se jetes se homoskesualeve, po shkelen ne menyre drastike te drejtat e femijve te kesaj bote qe te kene nje nene e nje baba.
    3.- Nje tjeter qendrim i dyshimte, eshte qendrimi liberal ndaj droges. Mesoj se ne SHBA, vec disa vendeve te tjera te BE, si politike liberale e Obames, po legalizohet marijuhana duke e konsideruar kete si nje droge te pa rrezikeshme e perkundrazi me vlera medicinale. Pergjithesisht drogat jane perdorur tek njerezit, jo si terapi sheruese te semundjeve, por si mpirje te trurit per te lehtesuar dhimbjet. Ne shqiptaret e shihnim me dyshim heshtjen e ambasadorit amerikan, z.Lu, per shperthimin e kultivimit e trafikut masiv te kanabisit nen qeverine “socialiste” te Rames. Lexova ne nje media te huaj, se kryeprokurorit Session te SHBA qe marijuhanen e ka quajtur te paligjeshme, i eshte kundervene veçanerisht, ish kandidati socialist per president, z. Sanders. Pra z.Lu me kete fakt, nuk del se eshte perfaqesues ligjor dipllomatik i shtetit amerikan e presidentit Trump, po i socialistit Sanders, meqe hesht per Ramen e Tahirin qe e kanabizuan Shqiperine.
    4.- Po behet zhurme e madhe mediatike per ta paraqitur presidentin Trump e familjaret e tij, se jane mbeshtetur nga Rusia ne fushaten e fundit elektorale. Si “fakt” per kete permendet se i biri apo dhenderi i presidentit, qenkan takuar me ndonje juriste apo biznesmen rus, duke mos skjaruar ne publik se cfare eshte biseduar ne keto takime. Llogjikisht e faktikisht, duhet pranuar se krijimi e forcimi i shtetit fantazme terrorist islamik ISIS, ndodhi gjate mandatit te presidentit Obama. Tashme eshte i njohur boterisht fakti, se presidenti i Sirise Asad, nje mik i Putinit, eshte cilesuar si nga SHBA ashtu edhe nga BE, si nje “vrases” i popullit te tij. Pra nje diktator kriminel. A nuk ishte dipllomacia liberale perendimore, qe sebashku me Putinin, Asadin e konsideroi si nje luftetar kunder terrorizmit islamik ?

  6. Pergjegjesia penale nuk eshte pergjegjesi politike sepse per te denuar nje njeri penalisht duhen prova te pakontestueshme ,ne fakt nuk mjaftojne akuzat politike e militanteske te denohet apo te lirohet nga pergjegjesia penale nje person.Te marrim se ketu ne Shqiperi na qenka Rama qe po pengon drejtesine te veproje kunder Tahirit,po drejtesine italiane ?Mos valle Rama e paska ne dore edhe prokurorine italiane e cila nuk gjeti prova per te merr Saimir Tahirin si te pandehur?
    Saimir Tahiri ka pergjegjesi politike per mosveprimin kunder perhapjes se kanabisit.Ka pergjegjesi edhe per makinen qe ua shiti e nuk e perkthej.Ka pergjegjesi piolitike per njerezit e policise te cilet ne vend qe te luftonin u inkuadruan ne kete veprimtari kriminale.Por ne gjykate kerkohen prova te pakontestueshme per veprime individuale penale dhe eshte e vertete se Prokuroria italiane keto prova nuk i gjeti ,neqofte se eshte e vertete se Prokuroria e krimeve te renda e Tiranes u bazua ne pergjimet dhe provat e Prokurorise italiane si mundet te arrestoje e denoje Saimir Tahirin pa pase asnje prove shtese? Qeshtja Tahiri po shfrytezohet per lufte politike andaj duhet ditur se koha e gjykimeve dhe denimeve politike ka perendua ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *