• |
ide | kryesore

Manastirliu përgjigje Bashës: Nuk i gënjyem fëmijët me diabet!

Lajme, Të fundit



Akuzave të Lulzim Bashës se Edi Rama gënjeu një fëmijë të sëmurë me diabet, kur i premtoi rimbursim të fishave i është përgjigjur Ministria e Shëndetësisë. Në një reagim për mediat, Ogerta Manastirliu përsëriti se “nga Janari 2018, fishat për fëmijët diabetikë, për herë të parë rimbursohen falas! Me një VKM të posaçme, në datën 29.12.2017, Qeveria shqiptare miratoi, për herë të parë, këtë vendim të rëndësishëm. Rreth 1500 fëmijë të moshës 0-18 vjeç, brenda muajit Janar, do të marrin FALAS Fishat e Diabetit. Me këtë vendim, Qeveria shqiptare merr përsipër rimbursimin e 2 milion e 190 mijë fishave në vit”.

Edhe për trajtimin e grave me sëmundje tumorale, Ogerta Manastirliu sqaron se “çdo grua 40-50 vjeç, nga veriu në jug, që deri dje nuk kishte mundësi të kryente diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, sot e ka këtë mundësi ta kryejë falas jo vetëm në spitalet rajonale, por kudo në Shqipëri, përmes mamografëve të lëvizshëm”. Në një status në rrjetet sociale, Basha e quajti kryeministrin të pashpirt se kishte gënjyer në mesin e nëntorit një vajzë të sëmurë me diabet dhe shumë të mitur të tjerë me premtimin për rimbursimin e ilaceve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *