• |
ide | kryesore

Përllogaritjet/ Çdo shqiptar ka rreth 2700 euro borxh

Lajme, Të fundit
Taksa-borxhe-796-300x179.jpeg



Në rast se do të paguanin borxhin qeveritar në këto momente, çdo shqiptari do t’i duhej të nxirrte nga xhepi 2758 euro. Sipas të dhënave të përllogaritura nga Monitor, stoku i borxhit publik për frymë është 2758 euro (në total borxhi përllogaritet 7.8 miliardë euro), ndërsa raporti i borxhit me Prodhimin e Brendshëm Bruto 70.95%.

Në ditët e sotme, shumë qeveri po mbështeten në paranë e marrë borxh. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara sapo e tejkaluan shifrën prej 20 trilionë dollarëve për herë të parë në histori, ndërsa Mbretëria e Bashkuar detyrohet plot 1.9 trilionë sterlina apo 2.5 trilionë dollarë.

Megjithatë, Shtete e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar nuk janë vendet me borxhin më të lartë. Borxhi i Japonisë arriti në 221.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2015-n, sipas raportit të OECD.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *