• |
ide | kryesore

Pse duhet të konsumojmë çokollatë çdo ditë

F1, Stil

Sipas një studimi të bërë kohët e fundit konsumi i okollatës thuajse çdo ditë (konsumimi në mënyrë të kontrolluar) bën mirë për shëndetin tonë.

Largon trishtimin– Kakaoja nga e cila përbëhet çokollata përmban një sasi të konsiderueshme magnezi dhe për pasojë stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë. Mjafton një copë çokollatë në ditë për të larguar trishtimin.


Lufton diabetin dhe kolesterolin– Çokollata e zezë cilësohet si ilaç për të luftuar kolestrerolin dhe diabetin. Gjithçka pasi përmban një lloj acidi i cili rregullon qarkullimin e gjakut dhe flavonoide të cilat favorizojnë reagimin e qelizave ndaj insulinës.

I bën mirë zemrës- Ngrënia e një cope çokollatë çdo ditë i bën mirë zemrës, pasi flavonoidet reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Natyrisht duhet të jetë çokollatë e zezë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.