• |
ide | kryesore

Rita jo më aktore tek “Fifty Shades”, i besohet kolona zanore (Video)

F1, Paparazzi



Nëse në seritë e kaluara Rita ka qënë pjesë e kastit të aktorëve në trilogjinë “Fifty Shades”, në serinë e tretë të tij asaj i besohet edhe kolona zanore.

Kënga e titulluar “For You” vjen në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm Liam Payne dhe ky detaj është zbuluar vetëm pak ditë më parë nga dysha e artistëve.

Tashmë erdhi koha për publikimin e këtij projekti i cili po pritet me padurim nga fansat. Pak orë më parë Rita dhe Liam kanë ndarë me ndjekësit e tyre në instagram një video të shkurtër ku ata shfaqen gjatë regjistrimit të kësaj kënge.

Versioni i plotë audio i “For You” pritet të publikohet ditën e nesërme ndërsa sa i përket klipit ende nuk ka detaje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *