• |
ide | kryesore

Vështirësohet lëvizja e automjeteve në Korçë për shkak të reshjeve të dëborës

Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar vështirë në qarkullimin e automjeteve në qarkun e Korçës. Si pasojë e motit të keq, akset që lidhin Korçën me Pogradecin, me Ersekën dhe me Kapshticën janë të hapura por kalohen vetëm me zinxhirë.

Vështirësi ka edhe në akset rrugore që të çojnë drejt zona turistike, si Korçë-Dardhë dhe Pogradec-Voskopojë. Edhe këto segmente kalohen vetëm me zinxhirë.

Policia apelon drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes nëse udhëtojnë drejt këtyre zonave dhe të jenë të pajisur me zinxhirë për automjetet e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *