• |
ide | kryesore

Ambasada e SHBA përshëndet vendimin e KQZ që i hoqi mandatin dy deputetëve

Lajme, Të fundit



Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për t’i hequr mandatin deputetëve Aqif Rakipi e Gledion Rehovica. Në mesazhin e shkurtër të shpërndarë për mediat thuhet:

“Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e sotëm nga KQZ për t’iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës. Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri”.

KQZ votoi pro kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për t’i hequr mandatet dy deputetëve për shkak të së shkuarës së tyre kriminale.

©LAPSI.al



1 Comment

  1. Tashme s’ka ngelur pordhe politike qe Ambasada nuk pershendet. Po lirimin e Sotes pse nuk e pershendeten? Apo ngaqe vinte erë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *