• |
ide | kryesore

Berisha i thur elozhe “RD”-së në 27 vjetorin e saj: Zëdhënëse e të vërtetave të shqiptarëve

Lajme, Të fundit



Sali Berisha uroi me një mesazh në Facebook 27 vjetorin e botimit të “Rilindjes Demokratike”

Duke kujtuar numrin e saj të parë dhe përpjekjet e njerëzve deri në mëngjes për të marrë një kopje, Berisha kujton editorialin hapës “E para është fjala!”.

Ish-kryeministri i thur elozhe gazetës, ku duke falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në krijimin e saj, e cilëson si zëdhënësen e të vërtetave të mëdha të shoqërisë shqiptare. ©LAPSI.AL 

Komenti i Sali Berishës:

Sot 27 vjetori i botimit të “Rilindjes Demokratike”, gazetës së parë opozitare në Shqipëri!

Të dashur miq, si sot 27 vite më parë një grup intelektualësh, gazetarësh, studentësh botuan numrin e parë të gazetës së parë opozitare “Rilindjes Demokratike”, si organ i Partisë Demokratike dhe mendimit opozitar shqiptar. Vendimi për botimin e saj ishte njëri nga vendimet më të para të Partisë Demokratike. Regjimi u përpoq por pa sukses t’a pengonte botimin e saj.

Numrin e parë të saj shumë e shumë qytetarë e priten me padurim me një natë të bardhe, pra zbardhën natën për të siguruar një kopje të saj, e cila hapej me një editorial të pavdekshëm të redaksisë “E para është fjala!”

Me shpejtësi të rrufeshme gazeta, si organ i të vërtetës aktuale dhe asaj të ndaluar dhe mohuar, pushtoi mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. “Rilindja Demokratike” vjen në këtë përvjetor si organi i lirë i shtypit të shkruar, organ i të vërtetës.

Me këtë rast le të shprehim nderimin tonë më të madh për të gjithë ata intelektualë, publicistë, gazetarë, studentë, redaktore, kryeredaktorë dhe drejtorë që themeluan gazetën e parë opozitare të vendit, që e drejtuan dhe shndërruan atë, qe nga numeri i parë e deri në numrin e sotëm, në zëdhënëse të të vërtetave të mëdha të shoqërisë shqiptare! Gëzuar!! sb

 



2 Comments

  1. Urime, pergezime ne kete pervjetor te gazetes pare anti-komunisteSuksese ne rrugen e saj demokratike, deri ne rrezimin e kesaj qeverie rilindasee udhehequr nga bijte e atyre qe kane luftuar imperializmin AMERIKAN,, qe sot hiqen sikur jane pararoja e miqesise.Dyfytyresia e maskarenjeve ka dale hapur, andaj PARTISE DEMOKRATIKE idel e para detyre qe te shporre keta, sepse eshte mbushurkupa, varferia po shkon ne ekstreme, droga, vrasjet, vjedhjet, krimi poe mbyt kete popull.Janari erdhi, i takon popullit te thote fjalen e tij. SUKSESE.

  2. Berisha “i thurr elozhe” gazetës RD ?
    Thjeshtë ka thënë të vërtetën.
    Pas 47 vitesh që shqiptarët u mashtruan nga “Zëri i popullit” që në fakt ishte vetëm zëri i komunistëve të “Bllokut”, më së fundi shqiptarët me daljen e kësaj gazete, dëgjuan një zë ndryshe, zërin e së vërtetë të mohuar e të ndrydhur në dekada nga diktatura më e eger komuniste në Europe, diktatura enveriste..
    Është plotësisht e vërtetë ajo që thotë Berisha, se një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve, e gdhinin natën me shpresë që në mëngjez të siguronin një numur të kësaj gazete.
    Ndërkaq, është e vërtetë edhe se lapsat e ish sigurimit të diktaturës e bijtë e nipërit e Bllokut, veç dominimit të pjesës më të madhe të mediave “të lira” shqiptare, arritën të fusin kolonën e pestë të tyre edhe në këtë gazetë, dhe në një fare mënyre ja arritën qëllimit ta sfumonin zërin e së vërtetës e ta dobësonin ate.
    Megjithëate, në historinë e mediave shqiptare, R.D. ka zënë e do ta mbajë vendin e gazetës se parë antikomuniste, e ky vlerërsim, nuk është “elozh” por një fakt.
    Ndoshta sot pas 27 viteve qëkur doli kjo gazetë, gjenerata e të rijve 27 vjeçarë, nuk është në gjendje ta përceptojë se gazetarët e parë të R.D., ishin heroj të vërtete që luanin me jetën e tyre. Për fat të keq të shqiptarëve , atyre pothuajse ju është fshire memoria historike, e kujtojnë se kështu sic i hakërehen gazetarët produkt i gazetarise komuniste, politikanëve antikomunistë, këtë e bënin edhe gjatë diktaturës.
    Jo më që tek e vetmja gazetë komuniste, “Zëri i popullit”, ndonjë redaktor të merte guximin e të demaskonte politikisht regjimin diktatorial komunist, por edhe ti shpëtonte ndonjë fjali që përmendëte rradhët e qumështit, e kishte të sigurtë cilesimin “armik i popullit”, e pasojat tragjike për te e familjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *