• |
ide | kryesore

Bilanci për 2017, shqiptarët hodhën më shumë para në lojërat e kumarit

Kryesore



Endrrat për t’u bërë të pasur brenda ditës sa vjen e bëhet më e fortë tek shqiptarët, që vitin e kaluar kanë shtuar paratë në lloto dhe kazino. Në fakt, sa më shumë para hidhen në kumar, aq më të fuqishëm bëhen pronarët e kompanive të kumarit, që për vitin që kaloi shtuan fitimet me 15%.

Në vitin 2016, shpenzimet zyrtare për kazino, loto, bingo, baste, lotari ishin 15.2 miliardë lekë, ose gati 140 milionë dollarë, sipas të dhënave që jep “Monitor”.

Tashmë aksioni “Fundi i Marrëzisë” apo përpjekjet për t’i nxjerrë kazinotë jashtë zonave urbane mund të konsiderohet një mision i pamundur.

Për shkak të lobingjeve të forta, afatet shtyhen vazhdimisht dhe projektiligji nuk kalon dot në parlament.
Pak muaj më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaroi se 375 milionë euro është shifra e të ardhurave të munguara që nuk janë mbledhur raporton Monitor.

Nga deklarimet zyrtare, kazinotë elektronike rezultojnë kategoria ku shqiptarët tentojnë të provojnë fatin, në zgjedhjen e bardhë apo e zezë, lojërat me fruta, slot machines etj.

Në subjektet e licencuara nga Autoriteti si kazino elektronike, rezultojnë të jenë shpenzuar 10 miliardë lekë, ose rreth 92 milionë dollarë.
Kazinoja elektronike më e madhe në vend është APEX – AL, e ndjekur nga ADRIATIK GAME, ASTRA ALBANIA Sh.a, TOP START.
Më pas janë shpenzimet për baste sportive me rreth 30 milionë dollarë, teksa në 2016-n ishte edhe Kampionati Europian.

Regency Kazino ka rritur të ardhurat me rreth 40% në 1.4 miliardë lekë. Për lotaritë dhe bingot, shpenzimet janë më të ulëtat, në rreth 5-6 milionë dollarë.

Por, më shumë sesa individëve, që kërkojnë të bëjnë goditjen e jetës, fati u buzëqesh kompanive, që marrin 30-50% të të ardhurave si fitime dhe rezultojnë si sektori më fitimprurës në vend.

APEX renditet në 10 kompanitë më të mëdha në vend për sa u përket fitimeve (1.3 miliardë lekë fitime), ndërsa ka një normë fitimi prej 51%.
VLT Albania raportoi 450 milionë lekë fitime, me një normë kthimi prej 42%. Fitimet e Regency International Casino Tirana u dyfishuan në 445 milionë lekë, me një normë fitimi prej 31%.

Astra Albania raportoi fitime prej 557 milionë lekësh, me një normë prej 27%. Normë më të ulët raportoi Adriatik Game, me 17%, teksa fitimet në vlerë absolute arritën në 353 milionë lekë.



5 Comments

  1. Te kalosh kohen e lire ne kazino do te thote ne rastin me te keq qe nuk je i varfer.
    Nderkohe nga ky portal une jam informuar se Shqeperia eshte vndi me i varfer ne Europe dhe nje nga vendet me te varfera ne bote, prandaj ju lutem behuni me serioze dhe profesional dhe mos mbushni gazeten me plehra per komentuesa te nivelit ari-t.

    1. i pa emer por me ngjal mete ne goj si rama,do te thos se aty pastrohen parat e kanabisit.dhe kush luan ,balla,frroket.ndoket,sterka,ndoka,tahiri,braqe etj.e jo qe kan para shqiptaret-

  2. Nuk e kuptoni o njerez se artikulli nuk flet per popullin e varfer qe ngushellohet me skedina, por per pastrimet masive te parave pa minimum kontrolli ne vendin tone.

  3. qe i bie tek edvin,olsi e gregor rama.ju pastron parat e droges,i üa emer shkon e ju lepin bythen rames e olsit me anonimus kur djersiten ne numrimin e parave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *