• |
ide | kryesore

Heqja e mandatit/ KQZ rrëzon kërkesën e avokatit të deputetit Aqif Rakipi për pezullim të çështjes

Lajme, Të fundit
aqif-rakipi.jpg



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të diskutuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit për deputetin e PDIU Aqif Rakipi dhe atë të LSI, Gledion Rehovica. KQZ ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Aqif Rakipit, Theodhori Sollaku, i cili kërkoi të pezullohet kërkesa e prokurorisë. Avokati tha se kërkesa e Prokurorisë është në shkelje të ligjit, pasi sipas tij Aqif Rakipi nuk është dënuar nga asnjë vend i BE.

Aqif Rakipi nuk është dënuar nga asnjë vend i BE dhe nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai nuk është dëbuar nga shtetet sipas ligjit dhe në situata të tilla nuk është hequr mandati”- ka thënë avokati Sollaku.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, deputeti i PDIU për qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, dhe ai i LSI për Qarkun e Beratit, Gledion Rahovica, preken nga ligji i Dekriminalizimit. Dy deputetët nuk kishin deklaruar ndalimin nga policia në Itali. Të dy deputetët akozuhen nga Prokuroria për vjedhje.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *