• |
ide | kryesore

KQZ vendos sot për fatin mandateve të deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi

Lajme, Të fundit
kqz.jpg



KQZ-ja do të vendosë sot për fatin e mandateve të deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi. Anëtarët e komisionit do të shqyrtojë materialet shtesë të ardhura nga prokuroria lidhur me heqjen e mandatit të dy deputetëve. KQZ në mbledhjen e së mërkurës vendosi që ta shtynte për ditën e sotme vendimin, duke i kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme më shumë informacion për kërkesën për heqjen e mandatit të Rehovicës dhe Rakipit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me 4 vota pro dhe 2 kundër t’i kërkojë informacion shtesë Prokurorisë së Përgjithshme për deputetët Gledion Rehovica i LSI dhe Aqif Rakipi i PDIU, për të cilët organi i akuzës kërkoi ndërprerjen e mandateve. Tre anëtarët e mbështetur nga Partia Socialiste dhe ai i LSI-së në komision argumentuan se prokuroria duhet të japë informacion për veprat penale që kanë konsumuar dy deputetët.

Sipas prokurorisë, Aqif Rakipi akuzohet për veprën penale të marrjes se mallrave të vjedhura në vitin 1998 në Itali, ku ka dhënë emrin Skënder Ejylbegaj; ndërsa deputeti i LSI, Rahovica akuzohet për vjedhjen e një dyqani në Itali, në vitin 1999, ku ka dhënë emrin Kusta Mina. Për deputetin e PDIU-së, Rakipi, Interpol Roma shprehet se ai është raportuar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali. Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica sipas Interpol Romës, është i raportuar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *