• |
ide | kryesore

Lirimi i biznesmenit Sota/ Prokuroria: Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi dje të lirojë Orest Sotën të arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi në makinë ju gjetën 863.100 euro, dy patenta lundrimi të Saimir Tahirit dhe një patentë e gruas së këtij të fundit. Vendimi i Apelit u mbështetur tek një kërkesë e avokatëve mbrojtjes së Sotës, të cilët thanë se klienti i tyre vinte si garanci pasurore një shumë prej 50 milion lekë të vjetra, në këmbim të lirisë së tij.

Në vendimin e saj gjykata urdhëroi palën mbrojtëse për të paguar garancinë pasurore prej 50 milion lekë të vjetra në bankë në mënyrë që vendimi të bëhet i ekzekutueshëm, për lirimin e Oresti Sotës nga qelia. Ndërkohë prokuroria e Apelit paralajmëroi se pas njohjes me vendimin e argumentuar do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *