• |
ide | kryesore

Ndryshimet e mëdha në TV/ Ylli Rakipi te TCH, Sokol Balla në Vizion+

Kryesore

Ishte e pritshme që largimi i Sokol Ballës nga Top Channel të pasohej nga një rokadë në tregun mediatik shqiptar. Vendin e lënë bosh prej tij do ta marrë një tjetër emër i njohur në gazetarinë shqiptare. Prej kësaj të enjteje në orën 21.00 aty do të gjejmë Ylli Rakipin me emisionin e tij “Të paekspozuarit”. Për emrin e emisionit nuk është ende e qartë, por besohet se Rakipi do ta ruajë “Të paekspozuarit” njëlloj siç bëri pas kalimit nga Ora News te News 24. Formati do të jetë pak a shumë i njëjtë.

Burime të lapsi.al thanë se Rakipi ka pranuar ofertën e bërë nga drejtuesit e Top-it ndërsa ka parashtruar edhe kërkesat e tij. Sipas të njëjtave burime emisioni i Rakipit do të transmetohet vetëm ditëve të enjte në mbrëmje dhe jo nga e hëna në të enjte si Balla.

Një tjetër detaj të cilën zbulon lapsi.al është se ndarja me News24 dhe pronarin Irfan Hysenbelliu ka qenë normale. 

Në ditën e fundit të 2017-ës, Balla bëri zyrtare ndarjen me ekranin ku kishte qëndruar për gati 12 vjet, megjithëse lajmi kishte dalë që kohë më parë. Për arsyet e ndarjes me Top Channel është folur gjatë, por tashmë ai ka “ndërruar faqe”.

Në Vizion Plus, Balla do të marrë përsipër realizimin e një emisioni politik i cili do të transmetohet 1 ose 2 herë në javë, por jo 4 ditë të javës sa në TCH. Një prej ditëve të transmetimit do të jetë padyshim e enjtja. Burimet i thanë lapsi.al se Balla do të ketë edhe detyrën e Drejtorit Ekzekutiv, por jo të lajmeve. Mësohet se Balla ka arritur të siigurojë në kontratë një garanci për parapagim të pagës për tre vite.

Ditët e para të 2018-ës kanë zbuluar edhe disa lëvizje të tjera të gazetarëve. Pas marrjes së Merita Haklajt nga Abc News, Top Channel bën të tijin edhe Indrit Marakun nga i njëjti TV. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. Rakipi paska vendosur ti shkoj afer e Oligarkise! Lek i madh duket ne horizont! Kurioz jam se si do veprojne Lubonja dhe Bushati?!

  2. Te gjithe jane te shitur! Te gjithe paguhen me para te pista! Ku i gjeti valle, Ylli Rakipi parate per pallate? Po per Te pa ekspozuarit! Ka bisness me vete brenda nje TV privat! Duhet para e madhe! Shikoni levizjet e Yllit,Lubonjes dhe Bushatit dhe do te vini re qe jane te shitur mercenare te Saliut-Metes dhe mafias shqiptare! Por me e keqja eshte se na hiqen si analiste per gjithcka qe nga Skenderbeu,Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria,ekonomia,politika BE, Putin,Erdogan,Trump e thuaj nje gje qe nuk jane “anal-iste”! Dhe tani Top Channel! Luhet para e madhe e piste! Pastrohen parate e Sales dhe Metes me mafian e tyre! Tani vetem ka tym,por flaka do te duket shume shpejt! Prisni dhe Lutjuni Zotit ka thene Edmond Dantes!

  3. Shqiptaret kane memorien me te dobet ne bote, ne ate vend riciklohesh me shpejt se plehrat. Harruat qe Ylli *spiun) Rakipi ishte kryeredaktori i gazetes famekeqe Albania. Pyeteni Yllin ne ka bashkepunuar me Shikun e Gazidedes dhe ish sigurimin e shtetit. Gazetar medioker

  4. Keto levizje aspak te medha, nuk sjellin asnje ndryshim. Po ato figura qe shkojne andej-ketej te afte te bejne gjithcka pervecse te Pa varurin. E perbashkta e tyre eshte se sapo dikush nga te ftuarit flet dicka me Spec per qeverine Rama, keta bejne zhurmuesin duke e hedhur biseden tjeterkund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu