• |
ide | kryesore

Vazhdon ndjekia/ Si u pikas gomonia në Karaburun që dyshohet se transporton drogë  

Lajme, Të fundit

Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i përbashkët i policisë shqiptare dhe italiane për kapjen e një gomoneje me dy persona që dyshohet se transporton drogë dhe që momentalisht ka hyrë në ujrat e Italisë.


Ndjekia vijon që prej orës 15:00 të ditës së sotme, kur gomonia u pikas nga radari i Policisë Kufitare shqiptare. Mësohet se mjeti i lundrimit ka ndaluar në Gadishullin e Karaburunit, ku edhe dyshohet se do të ngarkohej me drogë.


Policia shqiptare po ushtron kontroll edhe në Karaburun për të parë nëse ka lëndë narkotike të fshehura apo dhe persona të ndonjë rrjeti trafikantësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu