• |
ide | kryesore

“Do ta vras po më tradhëtoi”, ish zonja e parë xheloze per Sarkozy

F1, Paparazzi



Dashuria e tyre që nisi 10 vite më parë “tronditi” jo vetëm Champs Élysées, por pati ndikim edhe në arenën politike. Historia e Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni-t u komentua shumë në media, ndërsa përfundoi në kurorëzim dhe më pas pati fryt të sajin vajzën Giulia.

Së fundmi ish-modelja dhe këngëtarja franceze është shprehur hapur për marrëdhënien e saj më bashkëshortin gjatë një interviste për emisionin “Verissimo”, në “Canale 5”. Për bashkëshortin e saj, Nicolas Sarkozy, ish-Presidentin e Francës, ajo tha:

“Ai është një baba shumë i dashur. Kur takova fëmijët e tij dhe pashë lidhjen që kishin me babanë, thashë “duhet të martohem patjetër me këtë mashkull”. Ai është plot energji dhe forcë”.

Dashuria e saj për Nicolas Sarkozy duket se nuk është shuar, përkundrazi është gjithnjë e më e fortë dhe pasionante.

“Jam e dashuruar me të njëlloj si herën e parë që u takuam. Për mua është burri i ëndrrave, njeriu me të cilin mësova të jem e lumtur dhe të krijoj familjen që kam dëshiruar gjithnjë. E dua aq shumë, aq sa do ta vrisja nëse do të merrja vesh se do të më tradhtonte”, shtoi duke buzëqeshur ish-modelja e njohur e pasarelave.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *