• |
ide | kryesore

E BUJSHME/ Barcelona merr Coutinho nga Liverpool për 160 mln euro

Sport



Barcelona ka konfirmuar se ka arritur marrëveshjen me Liverpool për transferimin e Philippe Coutinho. Sulmuesi brazilian tanimë është zyrtarisht lojtar i klubit katalan.

“Barcelona dhe Liverpooli kanë arritur marrëveshje për transferimin e Philippe Coutinhos”, – thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonë. Gjiganti spanjoll po ashtu ka konfirmuar se Coutinho ka nënshkruar kontratë për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe për 5 sezone tjera, si dhe do të ketë një klauzolë 400 milionë euro.

Në orët në vazhdim, Barça do të njoftojë për detajet e mbërritjes së lojtarit dhe prezantimit të tij. Gjiganti spanjoll do t’i paguajë Liverpool plot 120 milionë euro, plus 40 milionë euro bonuse në bazë të paraqitjeve të brazilianit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *