• |
ide | kryesore

FOTOT/ Këto janë pamjet pas zjarrit në Katedralja Ortodokse të Korçës

Lajme, Të fundit



Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët Katedralja Ortodokse e Korçës. Nuk dihen shkaqet, por qirinjtë e ndezur nga besimtarët dyshohet se shkaktuan zjarrin aksidentalisht. Tymi dhe flakët pushtuan katedralen pas meshës për ditën e Ujit të Bekuar, ku shumë besimtarë ndezën qirinj. Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka dëme në ikona nga zjarri që përfshiu katedralen.

Është dëmtuar vetëm pjesa ku ndizen qirinjtë, pasi zjarrfikësja ka ndërhyrë me shpejtësi duke izoluar flakët që të mos përfshijnë pjesën e ikonave. Pjesa e brendshme e kishës është mbyllur pas rënies së zjarrit, ndërsa gjendja është stabilizuar rreth orës 12:30.
Edhe nga policia e Korçës deklarohet se kanë qenë pikërisht qirinjtë që kanë shkaktuar zjarrin.  Në katedrale ishte i pranishëm në mëngjesin e sotëm edhe Presidenti Meta me rastin e ditës së Ujit të Bekuar.

Presidenti Meta u takua në Mitropolinë e Korçes me Imzot Johan Pelushin, ndërsa uroj besimtarët në Ditën e Ujit të Bekuar. Mitropoliti Imzot Johan Pelushi i dhuroi Presidentit Meta një ikonë të posaçme të Shën Ilirit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *