• |
ide | kryesore

“Herë pas here i erreshin sytë”/ Dëshmitë për shqiptarin që vrau djalin 5 vjeç

Lajme, Të fundit



Prej dy ditësh një ngjarje e rëndë po bën bujë në mediat italiane. Një shqiptar nga Maqedonia, Besart Imeri pranoi vrasjen e të birit të tij 5-vjeçar pak orë pas ngjarjes. Sipas medieve vendase ai u ka thënë karabinierëve vetëm pak fjalë: “Ndjehem keq. Kam më shumë se një vit që nuk marr ilaçet.” Sipas të njëjtave burime ai mund të ketë përfunduar në këtë gjendje pasi 6 muaj më parë humbi punën si saldator.

NGJARJA

Gjithçka ndodhi pasditen e të enjtes. Besart Imeri i tha bashkëshortes së tij Sevimes se do të nxirrte djalin për një shëtitje, edhe pse jashtë ishte shumë ftohtë dhe dëbora kishte zbardhur rrugët. Mësohet se babë e bir kanë hipur në makinë, por vetëm pak çaste më pas, Besarti thirri për ndihmë, pasi djali nuk ndihej mirë. Ambulanca mbërriti në çast, por për Hamidin 5-vjeçar ishte tepër vonë.

HETIMET

Thuhet se hetuesit italianë dyshuan që në momentet e para se kishim të bënim me një vrasje. Viktima, 5-vjeç kishte shenja dhune në qafë. Babai vrasës do të përballet tashmë në gjykatë me akuzën e vrasjes me paramendim. E ndërsa babai i Besartit, Bajrami, rrëfen për “Corriere Della Sera” se djali i tij “nuk ka qenë kurrë një person i dhunshëm, por nga herë pas here kishte luhatje të mëdha, sikur i erreshin sytë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *