• |
ide | kryesore

Përplasja Rama-Xhafaj për Haki Çakon

Kryesore, Lajme



Sa herë që në Policinë e Shtetit ka pasur ndonjë skandal apo ngjarje të rëndë kriminale apo edhe për vetë kanabizimin e vendit, është përfolur gjithnjë për largimin e Haki Çakos. Por kryepolici vazhdon të jetë në detyrë i paprekur nga askush dhe me shumë gjasa do të vazhdojë të jetë aty. ‘Haki droga’ siç e etiketon opozita, duket se ka mbështetjen e padiskutuar të kryeministrit Edi Rama.

Ndonëse ky i fundit lëshon ministra apo zyrtarë të tjerë të qeverisë së tij, Haki Çakon vazhdon ta mbështesë pa kushte. Burime te Lapsi.al tregojnë për një bisedë me tone të larta mes Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit rreth para një muaji. Fatmir Xhafaj i ka kërkuar Edi Ramës shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, por Kryeministri ka qenë i prerë në përgjigjen e tij duke i thënë: ‘Po deshe ik vetë, ai nuk lëviz prej aty’.

Rama ia përplasi kështu në fytyrë Ministri të Brendshëm, se kryepolici është i paprekshëm, duke shtuar edhe më tej misterin se përse Haki Çako është kaq i rëndësishëm për Kryeministrin. Nga buron paprekshmëria e Çakos, pyesin sot të gjithë. Ai është në krye të Policisë së Shtetit në periudhën më të errët të saj, kur kjo strukturë shtetërore është përgjegjëse për kanabizimin e vendit si asnjëherë më parë. Me dhjetra raporte të Shërbimit Informativ Shtetëror evidentojnë drejtues të policisë si të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e drogës. Nga ana tjetër janë shumë afera të tjera që ‘bëjnë pis’ Haki Çakon.

Kujtoni skandalin me pajisjen e përgjimeve “IMSI-Catcher”, disa ngjarje të tjera kriminale të pazbuluara si vrasje apo grabitje spektakolare, apo dhe dosjen ‘Balili’, dosjen ‘Habilaj-Tahiri’, në të cilën janë të implikuar drejtues të lartë të Policisë së Shtetit e shumë afera të tjera. Askush nuk di të thotë saktë se deri kur do të zgjasë paprekshmëria e Haki Çakos në krye të Policisë së Shtetit. Fakt është se Rama ia ka ende nevojën, ndaj vazhdon ta mbrojë verbërisht edhe pse ai i ka konsumuar të gjitha skandalet. Skandale që nëse ne do të ishim një vend normal, Haki Çako, jo vetëm s’mund të vazhdonte më të ishte në detyrë, por me siguri do të përballej me drejtësinë.

©LAPSI.al 



2 Comments

  1. Jane mashtrime te sigurimit .
    Xhafaj eshte nje kriminel komunist i konvertuar ne trafikun falmiljar te kokaines, eshte krahu i djatht i mafiozit Edi Rama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *