• |
ide | kryesore

Sherr Conte – Mourinho/ Palaço! Ke trukuar ndeshje!

Sport



Mes Antonio Conte dhe Josè Mourinho është një luftë e vërtetë. Trajneri portugez i Manchester United i është përgjigjur ashpër një batute të italianit të Chelsea. “Unë palaço? Ndoshta ai vuan nga demenza senile” – tha Conte i pyetur për kritikat që kishte bërë Mou për mënyrën “pasionante” me të cilën ai feston golat te Chelsea.

Nuk ka munguar përgjigjja e “Special One” që i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit. “Konferencën e ardhshme për shtyp duhet të më kërkojë falje. Pyetja i është bërë gabimisht dhe ai ka pasur një reagim jashtë kontrollit. Nuk e kam akuzuar se është një palaço, pasi po flisja për veten time duke thënë se “nuk duhet të sillem si palaço për të treguar pasionin tim”.

Nuk kam nevojë për Conte-n që të më kujtojë se në të kaluarën kam bërë gabime dhe do të bëj të tjerë edhe në të ardhmen. Një gjë ama është e sigurt. Nuk do të ndodhë që unë të skualifikohem për trukim ndeshjesh” – thotë Mourinho duke sulmuar Conte-n. Ai i referohet një skualifikimi prej 4 muajsh të Contes në vitin 2012 për ndeshjen Albinoleffe-Siena 1-0 të Serie B të sezonit 2010 – 2011./lapsi.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *