• |
ide | kryesore

Shokon kampionia shqiptare: Duhet të ndeshem me një serbe dhe të humb

F1, Sport



Majlinda Kelmendi, kampione e Botës dhe Olimpike në xhudo ka shokuar opinionin publik me një koment që ka bërë në rrjetet sociale. Ajo ka denoncuar një fakt shumë të rëndë duke u shprehur se i kanë kanë organizuar një ndeshje me një xhudiste serbe, por takimi është e trukuar dhe ajo duhet të humbasë. E gjithë kjo, sipas saj me qëllime politike nga zyrtarët e Federatës së Kosovës.

“Keq e më keq. Pas lajmit që mora para disa ditësh që është duke u organizuar një duel me një xhudistë serbe, tani mora një informacion që asesi nuk kapërdihet. Më njoftuan se dueli është kurdisur dhe un duhet të sakrifikoj karrierën time dhe ta lë të më mposhtë xhudistja serbe” – shkruan Kelmendi. Ajo u kërkon mbështetje tifozëve që të mos e lejojnë një gjë të tillë.

Trajneri Driton Kuka ka reaguar menjëherë përmes një postim në Facebook, duke thënë se Kelmendi nuk ka asnjë profil të saj zyrtar dhe i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të hetojë rastin.

“Majlinda s’ka facebook as instagram as asnjē rrjet tjetër social! Miq të nderuar, media por edhe organet e policisë për krime kibernetike mundësisht të parandalohen matrapazët e mashtruesit me emër të Majlindës”, – ka shkruar Driton Kuka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *