• |
ide | kryesore

Shpërthim me eksploziv në qytetin e Shkodrës, tritol në oborrin e banesës së dy vëllezërve

Lajme, Të fundit
policia-shkoder.jpg



Një shpërthim eksplozivi ka tronditur lagjen “Tre Herojt” në qytetin e Shkodrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi tritoli në oborrin e banesës së dy vëllezërve me inicialet F.P dhe M.P.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar mjeti “Citroen”, me targë AA505BA, ku dyshohet se ishte vendosur lënda eksplozive.

Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 8 cm.

Ndërkohë po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *