• |
ide | kryesore

Trajneri i Majlinda Kelmendit: E vërteta e “ndeshjes së trukuar” me serben

F1, Sport



Trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka kërkon urgjentisht nga organet shtetërore në Kosovë që të kapen personat që shpifin në emër të sportistes. Një faqe në Facebook i hapur në emër të Majlinda Kelmendit ka shpërndarë lajme të rreme për një duel të kampiones olimpike me një xhudiste serbe. Në dy postimet e fundit të këtij profili thuhej se është duke u organizuar një duel “i kurdisur” me këtë xhudiste serbe.

Trajneri Driton Kuka ka reaguar menjëherë përmes një postim në Facebook, duke thënë se Kelmendi nuk ka asnjë profil të saj zyrtar dhe i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të hetojë rastin.

“Majlinda s’ka facebook as instagram as asnjē rrjet tjetër social! Miq të nderuar, media por edhe organet e policisë për krime kibernetike mundësisht të parandalohen matrapazët e mashtruesit me emër të Majlindës”, – ka shkruar Driton Kuka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *