• |
ide | kryesore

Aksident në Fushë-Krujë, mbrojtëset anësore të rrugës përshkojnë makinën tej për tej

Lajme, Të fundit



Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Nikel në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje për JOQ.al, një person, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije, dyshohet se ka ndërruar jetë nga përplasja e fuqishme.

Një automjet ngjyrë gri ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës. Mendohet se shoferi i makinës ka ndërruar jetë menjëherë.

Shkaku i përplasjes nuk është bërë ende me dije nga burime zyrtare. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *