• |
ide | kryesore

Do shembet apo jo pallati? Kjo është çështja…

Kryesore



90 banorët e rrezikuar nga rrëshqitja e dheut në lagjen ‘Punëtore’ janë në qiell të hapur për të tretën natë radhazi, pasi pallati 5 katësh dhe një vilë 3 katëshe aty pranë rrezikojnë të shemben.

Fotot tregojnë disa nga banorët e pallatit që kanë radhën të bëjnë “roje” në këtë të dielë  të ftohtë. Orët i kalojnë duke parë pallatin. Shtëpitë ku jetojnë prej dekadash mund të shemben, por mund edhe të mos shemben.

Askush nuk i thotë çfarë do të ndodhë. Të paktën deri të martën nuk e kanë një përgjigje.

Në vend t’i sqarojnë më shumë, zyrtarët ia shtojnë frikën dhe pasigurinë me përgjigjet që japin. Drejtori i Gjeologjisë, Çano Nora ka bërë thirrje disa herë që banorët të braktisin shtëpitë pasi rreziku është i madh.

Ndryshe flet Aleksandër Pesha, inxhinier në Bashkinë Gjirokastër. Pesha ka thënë se nuk asnjë rrezik dhe se banorët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre.
“Banorët nuk rrezikohen, pallati nga ana e strukturave nuk ka asnjë lloj problematike, i gjithë kavazi i shkallëve këtu u kontrollua, janë disa plasaritje të vjetra në suvatime ku ka pasur punime të restaurimit të Ujësjellësit. Qytetarët mund të flenë të qetë”, tha ai.

Në mbrëmje doli në televizor nënkryetari i Bashkisë, Vangjel Muço. Kur gazetarja e pyeti, “A duhet të qëndrojnë banorët në shtëpi?” Muço nuk e mbajti mbi supe përgjgjësinë.

“Nuk e di, tha, këtë nuk marr përsipër ta them”.

Pra, Bashkia Gjirokastër ka dy qëndrime të ndryshme për problemin. Inxhinieri Aleksandër Pesha thotë që s’ka asnjë rrezik, ndërsa nënkryetari Vangjel Muço nuk merr përsipër t’u tregojë banorëve se çfarë duhet të bëjnë. Nga ana tjetër janë përfaqësuesit e Shërbimit Gjeologjik që u kërkojnë banorëve të largohen nga banesat pasi çarjet e tokës vazhdojnë.

Por frika i ka mbajtur banorët tre ditë jashtë shtëpive. Dikush në makinë, një tjetër te vëllezërit e motrat, janë në pritje të një përgjigjeje që do t’i rikthejë në shtëpi, ose jo.

Ofertën e bashkisë për t’u futur në hotele e konvikte e kanë refuzuar.

Flitet se një banese dy katëshe në pjesën e poshtme të kodrës në pronësi të Marjana Kararit është bërë shkak i gjithë rrëshqitjes.

Në këtë ndërtesë prej më shumë se 6 ditësh punohej me mjete të rënda dhe tronditjet mund të kenë shkaktuar rreshkitje të tokës. Rezulton se e zonja e shtëpisë punonte pa leje dhe për këtë arsye policia bashkiake së bashku me policine e rendit e kanë shoqëruar në ambjentet e komisariatit.©Lapsi.al



2 Comments

  1. Nuk besoj se kjo eshte ceshtja ashtu sic nuk beson Bushati dhe Armando nga Stropska! Ceshtja eshte -te largohet Berisha & CO. dhe Meta -Mona & CO. Keta kriminele hajdute tradhetare te interesave te shqiptareve! Ceshtja eshte te ikin keta lapangjoze “analiste” qe po na cajne trapin c’do dite me pervesitetin e tyre ! Te pastrohet sistemi i drejtesise dhe i politikes! te tjerat jane kot per te larguar vemendjen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *