• |
ide | kryesore

Goditet grupi i shpërndarësve të kokainës në Tiranë, 5 në pranga

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pesë persona u arrestuan në Tiranë pasi shisnin kokainë në zonën e “Oxhakut” dhe “Xhamllikut”. Katër prej të arretuarve janë nga Elbasani dhe një nga Tirana, të moshave të ndryshme nga 26 deri në 51 vjeç.

Bëhet fjalë për Elton Hasnjokun, 41 vjeç, banues në Tiranë; Armand Pishën, 28 vjeç, banues në Elbasan; Migen Janin, 34 vjeç, banuese në Elbasan; Shpetim Myrtën, 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë; Mariglen Gostimën, 26 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

Në kontrollin tek dy makinat e tyre të tipit “Golf 5”, policia gjeti 256 gram kokainë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Bëhet fjalë për 4 persona nga Elbasani dhe një nga Tirana të moshave të ndryshme nga 26 deri në 51 vjeç që kishin klientelë kryesisht në zonën e “Oxhakut”, “Xhamllikut” etj.

Me datë 06.01.2018, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë.
– Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan.
– Migen Jani, 34 vjeç, banuese në Elbasan.
– Shpetim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.
– Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve rezultonte se:

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin lëndë narkotike e llojit të dyshuar “Kokainë” me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut etj në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip “Golf 5”, që këta shtetas lëviznin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 2 automjete
• 8 telefona celularë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendeve narkotike në bashkëpunim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *