• |
ide | kryesore

Shpërthim në një metro në Stokholm, disa të plagosur

Planet, Të fundit



Një person dyshohet se ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Stokholm ku një shpërthim ndodhi jashtë një stacioni metroje në Var Gard, në jugperëndim të qytetit.

Policia ka mbyllur stacionin dhe po vijon hetimet. Sipas mediave suedeze, incidenti nuk ka prapavijë terroriste. Dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë granatë dorë.

“Ka qenë diçka që ka shpërthyer fuqishëm. Duhet të presim hetimet”, tha zëdhënësi i policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *