• |
ide | kryesore

Trump optimist për takimin mes Koreve: Do marrim pjesë në kohën e duhur

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shpreson që bisedimet e reja mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut të zgjerohen “përtej Lojërave Olimpike” dhe premtoi se Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë “në kohën e duhur”.

Trump, në një konferencë të pazakontë për shtyp nga rezidenca presidenciale në Camp David, ku po takohet me ligjvënës republikanë tha në lidhje me bisedimet e ardhshme ndërmjet Seulit dhe Phenianit se shpreson që të shkojnë mirë.

“Do të dëshiroja t’i shikoja duke u zgjeruar përtej Lojërave Olimpike. Dhe në kohën e duhur, do të përfshihemi”, shtoi ai.

Koreja e Veriut pranoi ofertën e Koresë së Jugut për bisedime të nivelit të lartë rreth Lojërave Olimpike. Bisedimet do të zhvillohen më datë 9 janar në fshatin e armëpushimit, “Panmunjom”, në zonën e çmilitarizuar ndërmjet dy Koreve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *