• |
ide | kryesore

Usain Bolt i hyn futbollit, gati testi te Borussia Dortmund

F1, Sport



Në moshën 31-vjeçare për të nuk është ende vonë për të nisur një karrierë si futbollist profesionist. Aq më mirë nëse ke këmbë dhe 8 medalje ari në Olimpiadë në 100, 200 dhe 4X100. Usain Bolt është tërhequr nga atletika në përfundim të botërorit të fundit, por tashmë nuk e fsheh dëshirën për tu hedhur në një tjetër sport. Futbolli është sporti i tij i dytë i preferuar. Në mars ai do të bëjë një provim te Borussia Dortmund i organizuar nga sponsori i tij, Puma.

“Ky provim do të më tregojë çfarë mund të bëj në futboll” – konfirmoi ai për “Sunday Experss”. “Nëse thonë se jam i aftë dhe se mund të kem nevojë vetëm për pak stërvitje, do ta bëj. Jam pak nervoz, zakonisht nuk jam, por do të mësohem. Ishte njëlloj edhe në atletikë. Në fillim të karrierës si atlet isha nervoz, por më pas nuk ndodhtje më.

Një nga ëndrrat e mia ka qenë që të luaja te Manchester United. Nëse te Borussia do të më thonë se jam i aftë do të nis punën me stërvitjen. Kam folur më herët me Alex Ferguson. Ai më ka premtuar që kur të jem gati mund të më japë një shans në futboll. Them se do ta kem një shans. Nuk do të kënaqem me një ligë të mesme. Dua të jem në krye dhe të fitoj edhe në futboll” – tha Bolt. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *