• |
ide | kryesore

Beteja mes dy Rasputinëve në Shtëpinë e Bardhë

Kryesore, Planet



Pas tradhëtisë së Steve Bannon (i cili ka kërkuar falje, të paktën pjesërisht), një Rasputin i dytë del në krah të Donald Trumpit. Si një qen roje, Stephen Miller mbron presidentin në CNN, nga akuzat e “Zjarr dhe Tërbim”, libri i Michael Wolff që e paraqet atë si një fëmijë, paranojak dhe “një idiot të vërtetë”.

“Eshtë një imazh i rremë dhe hakmarrës”, ulëret Miller në Tv. Më pas përpiqet të diskreditojë Bannonin, i cili madje ka qenë protektori i tij: “Ka bërë deklarata groteske”.

Sulmon CNN si pjesë të “fake neës”. Dhe flet për Trumpin si një “gjeni të politikës” dhe një “sipërmarrës të suksesshëm”.

Një gjeni? Drejtuesi i programit e ndërpret: është e qartë – kundërshton Jake Tappe – që fjalët e Millerit i drejtohen vetëm një telespektatori, domethënë Trumpit, dhe që po përpiqet t’i shprehë mirënjohjen. Intervista merr fund në mënyrë të beftë.

Pa kaluar shumë minuta, një postim në Tuiter konfirmon që ishte pikërisht kështu: presidenti ndodhej para ekranit dhe ka duartrokitur performancën plot grintë të Millerit.

Eshtë një lloj konsakrimi. Me daljen nga skena të Bannon, është ai, nacional-populisti 32-vjeçar, që ka udhëhequr kryqëzatat kundër myslimanëve dhe kozmopolitizmit, që është shndërruar në ideologun e Shtëpisë së Bardhë. Domethënë, Rasputini i dytë.

Dhe si reagoi i pari, Bannon, ndaj zhurmës që shkaktoi libri i Wolff, të cilit i kish ofruar jo pak material?

Si u përgjigjet akuzave se “ka luajtur mendsh, përveçse ka humbur vendin e punës”, akuza të hedhura nga një president i tërbuar?

Për pesë ditë heshti, duke konfirmuar në fakt akuzat që ka hedhur tek “Zjarr dhe tërbim”, kundër Trumpit dhe familjarëve të tij.

Por dje, befas, ish Rasputini i dëbuar në gusht, kërkoi falje në revistën Axios. Dhe ka shpjeguar se Donald Jr, djali i madh i Trumpit dhe organizatori i takimit me të dërguarit rusë në qershor 2016, në të vërtetë është “një patriot dhe njeri i ndershëm”, ndërsa kritikat e tij kishin të bënin më shumë me ish kreun e organizimit elektoral, Paul Manafort.

Bannon përsërit edhe mbështetjen e tij për presidentin, mbështetje “që nuk është luhatur asnjëherë” dhe që Russiagate është “vetëm një gjueti shtrigash”.

Fjalë të çuditshme, këto. Dhe shumë kontradiktore. Si mund t’i interpretosh? Ndoshta është një sprapsje e pjesshme, duke qenë se në ditët e fundit sponsorizuesit i kanë ndërprerë financimet, duke filluar nga ata në portalin e tij ultra të djathtë Breitbard News? Apo është një manovër taktike?

E sigurtë është që në Uashington situata po evoluon me shpejtësi dhe parashikohen surpriza. Nuk i ka shpëtuar askujt, për shembull, që sipas asaj që shkruan ëolff, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, “ambicioze si Luciferi”, synon që të marrë trashëgiminë politike të Trumpit.(La Repubblica – Bota.al)



2 Comments

  1. Shikoni punet ne vendin tuaj, o gazetare, mos krijoni ide te helmuese tek njerezit se edhe bota keshtu eshte! Mos u merrni me boten? se jeni askushi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *