• |
ide | kryesore

Detaje/ Makabriteti i shqiptarëve në Itali, gruaja u vra dhe u copëtua në gjumë

Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar nga mediat italian lidhur me vrasjen e marokenes Khadija Bencheickh, e që nxjerr në dritë edhe më shumë makabritetin e këtij krimi.

Ka dyshime se 46-vjeçarja u vra në gjumë natën e 29 dhjetorit në banesën ku jetonte bashkë me 51-vjeçarin Agim Ajdinaj, në Verona. Ky i fundit akuzohet si ekzekutori i marokenes, ndërsa nipi i tij Lisand Ruzhdija, 27 vjeç, akuzohet si bashkëpunëtor në copëtimin e trupit të gruas dhe transportimin e saj në një zonë me ullishte në fshatin Valeggio.

Brenda ditës së nesërme pritet që dy shqiptarët e arrestuar me urdhër të prokurorisë, të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.

Ndërkohë, gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e banesës ku jetonte çifti dhe garazhit, për të bërë analiza të mëtejshme nga hetuesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *